DYLON

Presidentja e Kosovës priti në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Presidentja e Kosovës priti në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka- Nimani, të cilën e ka uruar për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim ndërinstitucional.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e kushtetutshmërisë si organ përfundimtar i interpretimit të Kushtetutës.

EkoHigjiena

Ndërkaq kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj.Caka-Nimani ka theksuar se synon që të punoj në adresimin e sfidave me të cilat përballet Gjykata. Sipas saj, bashkëpunimi me institucionin e Presidentit është i domosdoshëm në mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.