DYLON

Presidentja e Kosovës mori pjesë në shënimin e aktivitetit “Letër Presidentes”

Presidentja e Kosovës mori pjesë në shënimin e aktivitetit “Letër Presidentes”
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë pjesë në ceremoninë e aktivitetit “Letër Presidentes”, me ç’rast, ka pranuar letra të cilat i janë drejtuar nga fëmijë të shumtë anembanë Kosovës.

 “Me të dëgjuar kërkesat dhe dëshirat e shprehura me shkrim nga këta fëmijë, kuptova se hallet e pritshmëritë e tyre janë nga më të ndryshmet dhe se kemi shumë punë për të bërë për t’u siguruar që çdo fëmijë në Kosovë të gëzojë një fëmijëri të lumtur, të shëndoshë e me mirëqenie”, ka thënë Presidentja Osmani.

EkoHigjiena

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Sot ishte ditë e veçantë!

Në ceremoninë e aktivitetit “Letër Presidentes”, të cilin e organizuam bashkërisht me portalin kulturor “KultPlus”, pranova letra të cilat më janë drejtuar nga fëmijë të shumtë anë e mbanë Kosovës.

Me të dëgjuar kërkesat dhe dëshirat e shprehura me shkrim nga këta fëmijë, kuptova se hallet e pritshmëritë e tyre janë nga më të ndryshmet dhe se kemi shumë punë për të bërë për t’u siguruar që çdo fëmijë në Kosovë të gëzojë një fëmijëri të lumtur, të shëndoshë e me mirëqenie.

Faleminderit shumë organizatorëve, e në veçanti fëmijëve të cilët me sinqeritet të plotë treguan se çfarë i gëzon e çfarë i mundon. Më treguan për ëndrrat e tyre, si dhe ambiciet për një të ardhme siç e ëndërrojnë ata!

Siç më kanë shkruar këta fëmijë, do t’i mirëpres çdoherë e çdo ditë letrat edhe nga fëmijët e tjerë të vendit tonë, sepse vetëm kur fëmijëria juaj bëhet më e mirë, po aq më e mirë do jetë e tashmja dhe e ardhmja jonë!  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.