DYLON

Presidentja do ta mandatojë koalicionin paszgjedhor!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Pikë së pari duhet theksuar se Kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa, u zgjodh në mënyrë të ligjshme me 65 vota kryetar i Kuvendit, si dhe dy nënkryetarët z.Glauk Konjufca dhe zonja Duda Balje. Kjo gjë s’mund të zhbëhet për një arsye: sepse 120 deputetët e Kuvendit bën betimin dhe ishte vullneti i shumicës për t’i zgjedhur organet e Kuvendit, kryetarin dhe dy nënkryetarët. Kështu që do të ishte kundër vullnetit të shumicës dhe shkelje e Kushtetutës nëse çdo gjë kthehet nga pika ”zero”. Puna e konstituimit të Kuvendit ka marrë fund, pavarësisht veprimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese. Kthim prapa nuk ka. Me këtë fakt duhet të pajtohet edhe koalicioni i PDK-së, por edhe filiali i saj juridik Gjykata Kushtetuese që po merrë vendime arbitrare dhe të njëanshme në favor të PDK-së.

”Topi” është tek Presidentja!

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga pa nevojë është futur në konflikt me koalicionin LDK-AAK-NISMA. Shqetësimet e koalicionit LDK-AAK-NISMA, janë shumë të arsyeshme duke parë veprimet e saja të njëanshme, të pamatura dhe shpesh herë të çuditshme. Veprimet e njëanshme të Presidentes nuk kanë qenë shqetësuese vetëm për koalicionin, por edhe të popullit.

Duke e parë indiferencën e Presidentes ndaj zhvillimeve të fundit, është shumë i arsyeshëm që koalicioni LDK-AAK-NISMA ka ngritur dyshimin për paanshmërinë e saj. Presidentja e Kosovës si e para e vendit, nuk duhet të rrijë indiferente për çdo çështje madhore. Ajo për çëshjet e mëdha duhet të reagojë, në bazë të kompetencave që i ka.

Nuk është e arsyeshme që ajo t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çdo gjë. Kur ka pranuar të jetë Presidente e një shteti, ajo është dashur ta dijë që posti i Presidentit është me përgjegjësi të madhe dhe përgjegjësisë nuk guxon t’i ikë për t’i zgjidhur problemet madhore, e aq më pak një ngërçi politikë të shkaktuar nga PDK-ja dhe “filiali” i saj juridik Gjykata Kushtetuese. Një pjesë të fajit për këtë ngërç politikë e ka edhe Presidentja Jahjaga. Pikë së pari ajo s’ka pasur nevojë t’i dërgoj pyetje fare Gjykatës Kushtetuese, por në bazë të kompetencave që i ka, t’i thërras koalicioniet që kanë shumicën për kirjimin e Qeverisë. E dyta, Gjykata Kushtetuese nuk është e thirrur t’i komentojë çështjet politike, kështu që Presidentja Jahjaga ka bërë shkelje të ligjit duke iu drejtuar Kushtetuesës.

“Tash ‘topi” është tek Presidentja Jahjaga dhe asaj i takon që ta zgjidh këtë “ngërç” politikë të shkaktuar nga PDK-ja dhe “filiali” i saj juridik Gjykata Kushtetuese. Çdo gjë tash varet nga Presidentja dhe ajo si e para e vendit në bazë të kompetencave që i ka duhet të reflektojë, e jo të rri duarkryq. Presidentja Atifete Jahjaga në bazë të kompentecave që ka, ajo duhet ta thërras koalicionin që ka shumicën ta mandatojë për krijimin e Qeverisë. Për të mos humbur më shumë kohë, Presidentja Jahjaga duhet ta thërras koalicionin që ka shumicën dhe mund ta krijojë Qeverinë. E, duke e ditur që PDK-ja respektivisht koalicioni i PDK-së nuk i ka numrat e nevojshme, atëherë ajo duhet ta mandatojë koalicionin LDK-AAK-NISMA për krijimin e Qeverisë. Kosova s’ka nevojë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme vetëm për dëshirat e PDK-së, kur kemi koalicionin LDK-AAK-NISMA që ka votat e mjaftueshme për krijimin e Qeverisë. Nëse Presidentja Jahjaga donë t’i evitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të tregoj se me të vërtetë është e paanshme, ajo duhet ta mandatojë koalicionin LDK-AAK-NISMA për krijimin e Qeverisë. Nëse ajo vepron ndryshe, me të vërtetë do të ishte skandaloze dhe antikushtetuese, dhe me këtë do tregonte se edhe ajo sikurse Gjykata Kushtetuese është vegël e PDK-së. Kam bindjen se Presidentja Jahjaga s’do të bie pre e provokimeve dhe kërcënimeve të koalicionit të PDK-së, por do të veprojë sipas vullnetit të shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

/Faik KRASNIQI/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.