DYLON

Presidentja dekoron francezin Jerome Champagne

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-zëvendëssekretarin e përgjithshëm të FIFA-s dhe ish-drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare të FIFA-s, diplomatin francez, Jerome Champagne, të cilit i ndau Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e dhënë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

Champagne në takim me Presidenten ishte i shoqëruar nga zëvendësambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Lise Motomalaya, ministri Memli Krasniqi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri dhe përfaqësues të tjerë të sportit të Kosovës.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot është bashkë me Francën në dhembjen e saj për viktimat e pafajshme të një akti të tmerrshëm terrorist, të drejtuar kundër vlerave të përbashkëta dhe lirisë së shoqërive tona.

Presidentja Jahjaga, duke i shprehur mirënjohje z. Champagne për ndihmën e madhe që i ka dhënë sportit të Kosovës dhe në veçanti futbollit, tha se të rinjve dhe të rejave të Kosovës u është mundësuar që ta përfaqësojnë shtetin e tyre duke treguar gjithë talentin.

Diplomati francez, z. Jerome Champagne tha se është thellësisht i prekur nga mikpritja në Kosovë, nga mbështetja që populli francez ka marrë në këtë kohë të vështirë kur ka përjetuar sulmet terroriste dhe gjithashtu është i nderuar për mirënjohjen që ka marrë.

Ai tha se Kosova do të vazhdojë të ketë miqtë e saj në botë që do ta ndihmojnë atë në konsolidimin e sportit të saj dhe në veçanti të futbollit në skenën ndërkombëtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.