DYLON

Presidentja Atifete Jahjaga priti Ministrin e Jashtëm të Maltës, George Vella

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim Ministrin e Jashtëm të Maltës, zotëri George Vella. Presidentja Jahjaga me ministrin Vella bisedoi për zhvillimet më të fundit në vendin tonë, si dhe për proceset që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

Presidentja Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës z. George Vella biseduan edhe për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Presidentja nënvizoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces dhe kërkoi që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se Kosova është promovuese e paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërkohë që konfirmoi qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet fqinje.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve janë shumë të mira dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes dypalësh. Ajo e falënderoi ministrin Vella për ndihmën e vazhdueshme që Malta i ka dhënë proceseve, nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe anëtarësimit të saj në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Maltës z. George Vella theksoi përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar mbështetjen për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe për perspektiven e saj evropiane.Njofton Zyra për Informim e Presidencës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.