DYLON

Presidentja Atifete Jahjaga priti gjeneralin Timothy Orr

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim gjeneralin Timothy Orr, Komandant i Gardës Kombëtare të Ajovës. Presidentja Jahjaga dhe gjenerali Timothy Orr biseduan për partneritetin e ndërmjet Kosovës dhe Ajovës si dhe thellimin e bashkëpunimit midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi rolin dhe kontributin e gjeneralit Orr dhe Gardës Kombëtare të Ajovës në përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidentja theksoi rëndësinë që ka mbështetja nga Garda Kombëtare e Ajovës edhe për procesin e reformës strukturore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga çmoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi rëndësinë e Partneritetit me Ajovën që tashmë është zgjeruar në shumë fusha.

Gjenerali Timothy Orr, shprehu përkushtimin e Gardës Kombëtare të Ajovës për të vazhduar bashkëpunimin shumë të mirë me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për të mbështeture atë në procesin e reformës strukturore dhe transformimin në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.