DYLON

Presidenti zgjedhet sot!

Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Kosovës sot (e premte), në orën 11:00, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do ta zgjedhë presidentin e ri të vendit.Kandidat i koalicionit qeverisës për postin e presidentit është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, i cili gëzon mbështetjen e numrit më të madh të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe komuniteteve pakicë. Thaçi kundërkandidat për këtë post do ta ketë deputetin e PDK-së, Rafet Rama. Por, kjo kandidaturë më shumë shihet vetëm si nevojë për plotësimin e procedurave ligjore e kushtetuese.

Në seancën sotme të Kuvendit të Kosovës duhet të formohet komisioni i veçantë, i cili do të verifikojë nëse dy kandidatët e propozuar i plotësojnë kriteret kushtetuese për të qenë të propozuar si kandidatë për president. Në rast se konstatohet pozitivisht, atëherë kërkohet konstatimi nëse ekziston kuorumi i mjaftueshëm prej së paku 80 deputetëve të pranishëm në seancë.

EkoHigjiena

Sipas nenit 86 të Kushtetutës, që sqaron mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe kuorumin e nevojshëm, gjatë seancës për zgjedhjen e kreut të shtetit duhet të jenë së paku dy të tretat e deputetëve të Kuvendit, apo 80, nga 120 deputetë sa janë gjithsej. Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e votave, prej dy të tretave të deputetëve, në dy votimet e para organizohet votimi i tretë mes dy kandidatëve, të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e thjeshtë të votave të të gjithë deputetëve, apo 61 prej tyre, zgjedhet president i Kosovës.

Ndërkohë, nëse edhe në votimin e tretë asnjë kandidat nuk arrin t’i marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur president, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.