Presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, më një delegacion të gjerë, sot do të vizitojë vendin tonë.
Kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani në konferencën për shtyp, pasi ka bërë të ditur detajet e agjendës së presidentit të KON, Thomas Bach, ka thënë se vizita e presidentit Bach, është vizita më e rëndësishme që i është bërë vendit tonë dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.
Presidenti Bach rreth orës 16:00, pritet të zbres në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa rreth orës 16:30, ai do të vizitojë Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ja agjenda e vizitës dy ditore e KON-it:
Ora 15:00-16:00, Pritja e delegacionit nga ana e përfaqësuesve të KOK-ut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
Ora 16:30-17:00, Vizita në Komitetin Olimpik të Kosovës
Ora 17:10, Vizita në Presidencën e Kosovës
Ora 18:00, Vizita në Kryeministrin e Kosovës
Ora 18:30, Ecje në këmbë e delegacionit deri te Pallati i Rinis dhe Sporteve, vizitë në premisat e Pallatit te Rinisë dhe Sporteve.
Agjenda më 18 prill
Ora 9:30-10:00, Para Hotel “Grand”-Tetari Kombëtar. Delegacioni merr pjesë në vrapimin e disa qindra fëmijëve
Ora 11:00, Swiss Diamond Hotel, Konferenca për media e presidentit të KOK-ut, Besim Hasanit dhe presidentit të KON, Thomas Bach