Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku bashkë me liderë nga mbarë botë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Gjatë qëndrimit në Davos, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës për të thelluar marrëdhëniet bilaterale.
Po ashtu, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian, nga të cilët do të kërkojë përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën.
Ky forum i përvitshëm mbledh në Davos rreth 3000 liderë shtetërorë, përfaqësues të bizneseve, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, etj.