DYLON

Presidenti Thaçi-Trumpit: Do të përmbahemi nga veprimet që vështirësojnë dialogun

Presidenti Thaçi-Trumpit: Do të përmbahemi nga veprimet që vështirësojnë dialogun
Avatar photo Elife Sherifi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka shkruar letër presidentit të Amerikës, Donald Trump, me qëllim komunikimin e ndërsjelltë dhe thellimin e bashkëpunimit me aleatët amerikan.

Presidenti Thaçi njofton se është zotuar se do të ndjekin thirrjen e mikut amerikan në letrën e dhjetorit, Kosova dhe përfaqësuesit e saj do të punojnë për ndërtimin e paqes dhe të angazhohen për arritjen e një marrëveshje me Serbin.

Ai i ka thënë homologut të tij amerikan se Kosova do të përmbahet nga veprimet që do ta bënin të vështirë arritjen e marrëveshjes dhe krijonin tensione.

EkoHigjiena

Ky është postimi i plotë:

“Presidentin Trump e kam siguruar se do ta kryejmë pjesën tonë të punës dhe do ta ndjekim thirrjen e tij në letrën e dhjetorit, që të flasim me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahemi nga veprimet që do ta bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme.

I gëzohem mundësisë që të bashkëpunojmë ngushtë me Presidentin Trump dhe me shumë miq tanë në Shtetet e Bashkuara në zhvillimin e kësaj iniciative diplomatike. Nuk ka mënyrë më të mirë për të celebruar suksesin tonë se sa të ndjekim lidershipin e presidentit Trump dhe t’i bashkohemi në Shtëpinë e Bardhë, ku paqja dhe historia krijohen bashkë.  HTH”, ka njoftuar presidenti Thaçi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.