Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin e Suedisë në Republikën e Maqedonisë, jorezident për Kosovën, Mats Staffansson. Presidenti Thaçi tha se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka ndikuar pozitivisht në dialogun politik brenda Kosovës, pasi që partitë e tërë spektrit politik janë ulur të bisedojnë për zbatimin e MSA-së.
“Tani po presim rekomandimin për liberalizimin e vizave”, ka thënë presidenti Thaçi, i cili shtoi se “prioritetet e presidencës sime do të jenë sundimi i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe funksionimi demokratik i institucioneve të shtetit”.
Nga ana tjetër, ambasadori suedez, Mats Staffansson, përgëzoi presidentin Thaçi që Kosova ka tejkaluar tensionet politike dhe shtoi se tani vëmendja duhet të kthehet te fuqizimi i institucioneve të Kosovës.
Presidenti Thaçi u shpreh se do të punojë për promovimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, se do të mbështes dialogun me Serbinë dhe dialogun konstruktiv me Bashkimin Evropian.