DYLON

Presidenti Thaçi takon kryetarin e OVL UÇK-së, flasin për problemet e veteranëve

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Smajl Elezi. Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe kryetari i organizatës së veteranëve të luftës kanë diskutuar për trajtimin e kësaj kategorie të rëndësishme, e cila ka dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Gjithashtu, pjesë e diskutimit të përbashkët ishin edhe problemet me të cilat ballafaqohet Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sidomos me çështjen e verifikimit të statusit të veteranëve.

EkoHigjiena

Presidenti Thaçi theksoi se do të jetë gjithnjë i hapur për të gjitha problemet e veteranëve, që si kategori e njerëzve që kanë dhënë shumë për vendin, në Kosovë trajtohen me ligj të veçantë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.