DYLON

Presidenti Thaçi takoi Sir Louis Straker

Presidenti Thaçi takoi  Sir Louis Straker
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u takua mbrëmë edhe me Sir Louis Straker,

Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i shtetit ishullor Saint Vincent dhe Grenadines, vend ky anëtar i organizatës së shteteve të Karaibeve (CARICOM) dhe i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi tha se Kosova ka konsoliduar statusin e saj ndërkombëtar dhe se gradualisht po bëhet një anëtare plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

EkoHigjiena

“Shteti ynë është njohur nga 114 shtete sovrane dhe është anëtar në më shumë se 60 organizata. Nga CARICOM tashmë 10 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me ne. Prandaj, Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Saint Vincent dhe Grenadines për të formalizuar një miqësi mes shteteve tona”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines, Sir Louis Straker.

 

http://www.president-ksgov.net/sq/lajme/presidenti-thaci-takoi-ne-nju-jork-zevendeskryeministrin-dhe-ministrin-e-puneve-te-jashtme-te-saint-vincent-dhe-grenadines-sir-louis-straker