DYLON

Presidenti Thaçi takoi presidentin Nishani

Avatar photo Redaksia

Pas takimit bilateral me presidenten kroate, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. I pari i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, e uroi presidentin Thaçi për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në jetësimin e prioriteteve si President i Republikës së Kosovës.

Presidenti Thaçi pasi e falënderoi për pjesëmarrje në ceremoni homologun e tij shqiptar, theksoi se bashkëpunimi i Kosovës me Shqipërinë duhet të thellohet edhe më shumë në të ardhmen dhe të konsolidohet në të gjitha sferat e jetës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.