DYLON

Presidenti Thaçi takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të takimeve të shumta që ka zhvilluar pas ceremonisë së inaugurimit, takoi edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Thaçi ka thënë se në rolin e ri si President i Kosovës, një vëmendje të veçantë do t’i kushtojë marrëdhënieve vëllazërore me Shqipërinë.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin Thaçi për postin e ri dhe për ceremoninë e inaugurimit, të cilën ai e ka quajtur madhështore. I pari i ekzekutivit të Shqipërisë e ka siguruar presidentin Thaçi se e ka mbështetjen e plotë të tij dhe të shtetit shqiptar.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.