DYLON

Presidenti Thaçi takoi ish-Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey

Presidenti Thaçi takoi ish-Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, të cilës i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë dhe e falënderoi për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjithmonë.

“Është kënaqësi t’ju takoj sot dhe t’ju shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që i keni dhënë Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi.

“Zëri juaj ka qenë ndër zërat e parë për pavarësinë e Kosovës dhe ka hapur sytë e shumë të tjerëve”, shtoi Presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Presidentja Micheline Calmy-Rey u shpreh se është e lumtur që është në Kosovë.

“Fatin e Kosovës e kam në zemër”, u shpreh Presidentja Calmy-Rey.

Presidenti Thaçi e falënderoi Presidenten Calmy-Rey që nuk po e harron Kosovën.

Presidenti Thaçi gjithashtu foli për të arriturat e Kosovës që nga pavarësia.

“Jemi në rrugë të drejtë. Kemi sfida por po i kalojmë me sukses”, përfundoi Presidenti Thaçi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.