DYLON

Presidenti Thaçi takoi edhe delegacionet e Ganës, Kosta Rika-s, Panamasë dhe Hondurasit

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur takime bilaterale edhe me delegacionet e Ganës, Kosta Rika-s, Panamasë dhe Hondurasit. Në takimet e ndara me delegacionet e këtyre vendeve, presidenti Thaçi i ka falënderuar për prezencën në ceremoninë e inaugurimit nga kontinentet e largëta dhe për përkrahjen që i kanë dhënë shtetit të Kosovës gjatë tërë këtyre viteve.

Presidenti Thaçi ka kërkuar prej delegacioneve të Ganës, Kosta Rika-s, Panamasë dhe Hondurasit që të vazhdojnë mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe lobimin për njohjen e shtetit të Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë njohur.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.