DYLON

Presidenti Thaçi takim lamtumirës me UD Shefin e EULEX-it, Bernd Thran

Presidenti Thaçi takim lamtumirës me UD Shefin e EULEX-it, Bernd Thran
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës Zëvendës-shefin e EULEX-it dhe Ushtrues Detyre i shefit të Misionit të EULEX, Bernd Thran, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e Kosovës.

“U jam mirënjohës juve personalisht për angazhimin tuaj në misionin tonë të përbashkët të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke e falënderuar atë për punën e tij në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka përfituar shumë nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekspertët e EULEX-it.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.