DYLON

Presidenti Thaçi priti sot në takim ish zëdhënësin e NATO-s, Jamie Shea

Presidenti Thaçi priti sot në takim ish zëdhënësin e NATO-s, Jamie Shea
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Zëvendës-Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ish zëdhënësin e NATO-së gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Jamie Shea.

Presidenti duke i shprehur mirëseardhje, u shpreh se qytetarët e Kosovës do t’i jenë mirënjohës përgjithmonë që ishte zëri i tyre në botë, por edhe zë i Aleancës më të fuqishme në botë që sillte shpresë dhe besim.

“Që nga lufta, Kosova ka ecur përpara shumë. Është zhvilluar në të gjithë sektorët”, u shpreh Presidenti Thaçi. “Kemi arritur suksese të mëdha, na presin sfida të mëdha, por jemi në rrugën e duhur, me energjinë dhe vullnetin e duhur”, u shpreh Presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, Jamie Shea u shpreh i lumtur me zhvillimin e Kosovës, me të arriturat si dhe me gatishmërinë që institucionet e shtetit të Kosovës kanë për t’u përballur me sfidat.

“NATO mbetet e përkushtuar në dhe për Kosovën”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi u shpreh se me angazhimin për dialog, për transformim të FSK-së në koordinim me partnerët ndërkombëtarë Kosova nga një konsumuese e kapaciteteve të sigurisë do të transformohet në eksportuese të paqes e sigurisë, në rajon e më gjerë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.