DYLON

Presidenti Thaçi priti rektorin dhe dekanët e universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim rektorin dhe dekanët e universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit, të cilët i ka falënderuar për punën që po bëjnë në emancipimin dhe krijimin e kuadrove të reja në këtë rajon të Kosovës.

“Që nga themelimi ju keni pasur mbështetjen time. Roli i Universitetit të Gjilanit është përcaktues në edukimin dhe krijimin e kuadrove në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë. I vlerësojmë lart përparimet që keni bërë”, ka thënë presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, rektori i universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi, ka treguar se tashmë stafi akademik është duke u plotësuar, derisa numri i studentëve është rreth 5 mijë.

“Studentë nga universiteti i Prishtinës dhe rajonit po kthehen në Gjilan, gjë që tregon për cilësinë në rritje”, ka thënë ai.

Në këtë takim të presidentit Thaçi me rektorin dhe dekanët e Universitetit të Gjilanit u diskutua edhe për nevojën e krijimit të një hapësire më të madhe për universitetin, e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.