DYLON

Presidenti Thaçi priti ministren italiane të Mbrojtjes, Roberta Pinotti

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion nga Italia, të kryesuar nga ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti.

Presidenti Thaçi e falënderoi ministren Pinotti për bashkëpunimin shumë të mirë që Kosova ka me Italinë.

EkoHigjiena

Ai u shpreh se Kosova është kthyer në faktor stabiliteti në rajon dhe është lidere në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit.

Duke folur për të arriturat në fushën e sigurisë, presidenti Thaçi tha se falë masave që kanë marrë autoritetet kosovare, në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar i ri që u është bashkuar grupeve terroriste në Siri dhe Irak.

Ministrja Pinotti tha se është e kënaqur me rolin që luan Italia në Kosovë dhe u shpreh në favor të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit.

Presidenti Thaçi kërkoi që të përkrahet anëtarësimi i Kosovës në institucionet e sigurisë, siç është Interpoli, që komunikimi dhe bashkëpunimi të jetë më i shpejtë dhe më efikas.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.