DYLON

Presidenti Thaçi priti kryetarin e Partisë së Drejtësisë dhe atë të Partisë Liberale të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takime të ndara kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, si dhe kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj. Në takimin me kryetarin e Partisë së Drejtësisë, duke folur për të arriturat e pandalshme të Kosovës gjatë këtij muaji, presidenti Thaçi tha se shteti i Kosovës tashmë është në një pozicion tjetër ndërkombëtar, me subjektivitet shtetëror më të fuqizuar, porse duhet të punohet edhe më shumë për zhvillimin ekonomik.

“Konsolidimi i shtetit të Kosovës është duke u përmbyllur, si brenda ashtu edhe në skenën ndërkombëtare” u shpreh presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Ndërsa, në takimin me kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, presidenti Thaçi tha se gjithnjë do të jetë i hapur për t’i dëgjuar të gjitha alternativat politike.

“Dialogu, brenda dhe jashtë, është rruga e vetme për të ndërtuar shtet të suksesshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kryetari Agani dhe kryetari Dedaj e përgëzuan presidentin Thaçi për detyrën e re dhe shprehën përkrahje për agjendën e tij si President i Republikës së Kosovës.


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.