DYLON

Presidenti Thaçi priti kreun e FBK-së, Erolld Belegu

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegun. Ai e uroi kryetarin e FBK-së për sukseset e arritura në ndërkombëtarizimin dhe afirmimin e basketbollit kosovar.

I pari i vendit tha se pas anëtarësimit në FIBA dhe debutimit historik të Kosovës në kualifikimet për në Kampionatin Evropian, është e qartë se shteti kosovar tashmë po e merr vendin e merituar në arenën ndërkombëtare të basketbollit.

EkoHigjiena

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu u shpreh se FBK mbetet e përkushtuar për avancimin e skuadrave përfaqësuesve dhe ato në nivel të klubeve të Kosovës, në të gjitha grupmoshat, për paraqitje dinjitoze në basketbollin evropian dhe atë botëror, dhe u shpreh mirënjohës për ndihmën e rëndësishme që institucionet e Kosovës po vazhdojnë t’i japin basketbollit dhe sportit kosovar në përgjithësi.

Gjithashtu, presidenti Thaçi përgëzoi mysafirin për suksesin e radhës të basketbollit kosovar pasi që KB Sigal Prishtina mbrojti titullin e kampionit në Ligën Ballkanike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.