DYLON

Presidenti Thaçi priti drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zekën, me të cilin bisedoi për krijimin e ambientit sa më të përshtatshëm për bizneset në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh se nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e MSA-së, si dhe plotësimi i kritereve strikte për t’u bërë kandidat i “Millenium Challange Corporation” të Kongresit Amerikan, paraqesin dy konfirmime të fuqishme se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në krijimin e ambientit sa më të mirë për bizneset në Kosovë.

EkoHigjiena

“Kemi punuar në krijimin e një infrastrukture teknike e ligjore sa më të favorshme për biznesin”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “tani është koha që të shfrytëzohen këto rrethana të volitshme”.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i OEA-s, Arian Zeka, u shpreh i inkurajuar me faktin që presidenti Thaçi qysh në fillim të mandatit e ka vënë në theks rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të ligjit.

“Zhvillimi i vendit dhe krijimi i klimës sa më të favorshme për investitorët e huaj duhet të jetë prioritet i të gjithë neve”, përfundoi presidenti Thaçi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.