DYLON

Presidenti Thaçi : MSA-ja, shtytje për integrimin e ekonomisë në tregun e përbashkët evropian

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në hapjen solemne të Panairit Ndërkombëtar “Prishtina 2016”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe të mbështetur nga Qeveria e Kosovës. Presidenti Thaçi tha se organizimi i këtij panairi tashmë është bërë një traditë dhe se çdo vit po rritet për nga masiviteti, cilësia dhe prezenca e larmishme e produkteve. Ky aktivitet promovues, sipas presidentit Thaçi, jep një kontribut me vlerë të veçantë për shkëmbimet tregtare të Kosovës, si me shtetet e rajonit, ashtu edhe më gjerë.

I pari i vendit tha se të gjithë duhet ta mbështesin fuqimisht integrimin e Kosovës në tregun e përbashkët të BE-së dhe të përpiqen që të sigurojnë tregje të reja për prodhimet dhe shërbimet kosovare, si dhe për zgjerimin dhe konsolidimin e tregjeve tona ekzistuese.

EkoHigjiena

Presidenti Thaçi theksoi se në mesin e 189 shteteve të botës të përfshira në raportet e Bankës Botërore, Kosova renditet në vendin e 66-të në raportin e “Bërjes së Biznesit”, si dhe në vendin e 67-të në atë të “Pagesës së Taksave”.

“Renditemi më lart se mesatarja ndërkombëtare, gjë që tregon se ia kemi dalë të ndërtojmë një klimë të përshtatshme për biznesin dhe politika fiskale tërheqëse e konkurruese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Vendi ynë, sipas presidentit Thaçi, ka shumë nevojë për investime të huaja, por njëkohësisht edhe ofron oportunitete të shumta për sipërmarrësit e huaj. “Në fillim të këtij muaji hyri në fuqi dhe filloi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, që jo vetëm i ka hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe i ka dhënë një shtytje integrimit të ekonomisë në tregun e përbashkët evropian”, tha presidenti Thaçi.

Pjesë e Panairit Ndërkombëtar “Prishtina 2016” ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.

Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2016” do të jetë i hapur deri më 23 prill dhe në të po i promovojnë produktet e tyre mbi 100 kompani vendore e të huaja.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.