DYLON

Presidenti Thaçi: Kosova është shtëpi e pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në të

Presidenti Thaçi
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit malazez në Kosovë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se Kosova është shtëpi e pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në të.

“Komuniteti malazez në Kosovë do të njihet edhe me Kushtetutë dhe do të ketë një ulëse në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Kurse, kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiq, e njoftoi presidentin Thaçi për Strategjinë për Afirmimin dhe Integrimin e komunitetit malazez në Kosovë.

“Kjo strategji është e gatshme dhe tani do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për miratim, që të fillojë të zbatohet plani i veprimit i strategjisë”, ka thënë Vujiçiq.

Kreu i shtetit e ka mirëpritur përfundimin e punës për strategjinë dhe ka shprehur mbështetjen për jetësimin e saj.

Me Malin e Zi dhe me komunitetin malazez në Kosovë, presidenti Thaçi theksoi se kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.