DYLON

Presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Madagaskari

Presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Madagaskari
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim nënkryetarin e Senatit të Madagaskarit, z.Amido, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është faktor stabiliteti në tërë rajonin, duke promovuar dialogun dhe paqen.

Ai ka informuar nënkryetarin Amido për procesin e konsolidimit të shtetësisë sonë në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se prioritet mbeten njohjet dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar njohjen e Madagaskarit, duke iu bashkuar kështu shumicës së shteteve anëtarë të OKB-së, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Senatit të Madagaskarit, Amido ka theksuar se shteti i tij është i interesuar për të bashkëpunuar me Kosovën në të gjitha fushat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.