DYLON

Presidenti Thaçi i ndau çmim për inovacione Shukri Fetahut, për kultivarin e parë vendor të grurit

Avatar photo Redaksia

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot i ka ndarë Çmimin për Inovacione, Kërkime dhe Zhvillim, profesorit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu, për inovacionin e tij shkencor në prodhimin e kultivarit vendor të grurit “Dardania 1”.

Presidenti ka thënë se prodhimi i ushqimit është sfidë e nivelit botëror, por ne me shkencëtarë si profesori Fetahu, që gjithnjë janë në kërkim të mundësive të reja për tejkalimin e sfidave, gjithçka mund ta përballojmë me lehtë.

EkoHigjiena

“Ndarja e çmimit për inovacione, kërkime dhe zhvillim për profesorin Fetahu është një vlerësim për punën e tij të gjatë shkencore në krijimin e kultivarit të parë vendor të grurit, i cili është shumë i përshtatshëm për kushtet tona klimatike, ka kapacitete të larta prodhuese dhe ka vlera të shumta ushqyese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, profesori i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Shukri Fetahu, ka thënë se në çmimin e ndarë nga presidenti e sheh vullnetin e tij për promovimin e vlerës së inovacioneve dhe respektimin e arritjeve shkencore.

Sipas profesorit Fetahu, ky respekt është kulturë dhe përkujdesje institucionale, por edhe gatishmëri për avancimin e prodhimit të ushqimit vendor, në funksion të zvogëlimit të importit të grurit.

“Ju sot me këtë akt nderuat studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë së Universitetit të Prishtinës, ekipin hulumtues për punën dhe sakrificën shumëvjeçare për ta realizuar inovacionin e parë në kuadër të shkencave bujqësore në Kosovë”, ka thënë profesori Fetahu.

Presidenti Thaçi shtoi se vendi ynë ka fermerë shumë të vyeshëm dhe kur puna e dija bëhen bashkë, atëherë gjithsesi që edhe rezultatet në bujqësi janë më të larta.

“Kultivari vendor besoj se do t’i përmbush edhe pritjet e kultivuesve të grurit për rendimente më të larta dhe më cilësore”, përfundoi presidenti Thaçi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.