DYLON

Presidenti Thaçi e zëvendëskryeministri Pacolli takuan presidentin austriak, Alexander Van der Bellen

Presidenti Thaçi e zëvendëskryeministri Pacolli takuan presidentin austriak, Alexander Van der Bellen
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, kanë zhvilluar një takim miqësor me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Presidenti Thaçi ka falënderuar presidentin Bellen, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në shumë procese historike që kanë të bëjnë me formimin dhe forcimin shtetit të Kosovës.

EkoHigjiena

“Austria është një partner i fuqishëm evropian i Kosovës”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka theksuar se Austria ka një lidhje të veçantë me Kosovën, duke ofruar mbështetjen e pa rezervë të shtetit të tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.