DYLON

Presidenti Thaçi dekretoi Enver Pecin, Kryetar të Gjykatës Supreme

Presidenti Thaçi dekretoi Enver Pecin, Kryetar të Gjykatës Supreme
Avatar photo Redaksia

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Pecin.

Në betimin solemn para presidentit Thaçi, Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, është zotuar se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të ushtrojë funksionin e kryetarit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke respektuar ligjet dhe etikën profesionale.

Presidenti Thaçi e uroj Kryetarin e Gjykatës Supreme për detyrën e re dhe i ofroj atij përkrahje institucionale.

EkoHigjiena

http://www.president-ksgov.net/sq/lajme/presidenti-thaci-dekretoi-enver-pecin-kryetar-te-gjykates-supreme

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.