DYLON

Presidenti Thaçi dekoroi koleksionisten e veprave të rralla për Skënderbeun

Presidenti Thaçi dekoroi koleksionisten e veprave të rralla për Skënderbeun
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar koleksionisten Patricia Nugee me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila është një prej koleksionisteve më të veçanta të veprave për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Presidenti Thaçi ka thënë se koleksionistja Patricia Nugee, që rreth 40 vjet grumbullon libra të rrallë për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe ka dhënë kontribut të vazhdueshëm për përhapjen e historisë dhe kulturës albanologjike.

“E vlerësojmë shumë angazhimin tuaj. Keni bërë dhe po bëni një punë të mrekullueshme”, u shpreh presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Ndërsa, koleksionistja Patricia Nugee e falënderoi presidentin Thaçi për vlerësimin e lart të shtetit të Kosovës.

Për nder të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, koleksionistja Patricia Nugee ka sjellë në Prishtinë ekspozitën me libra të rrallë dhe të vjetër për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, në gjuhë të ndryshme të botës, nga autorë të shumtë, në botime e zhanre të ndryshme.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, këto ditë po ekspozohen 37 libra të botuar në shekujt XVI, XVII dhe XVIII, në Romë, Augsberg, Strasburg, Veneci, Frankfurt, Londër, Lisbonë e Madrid, si dhe në Danimarkë e Suedi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.