DYLON

Presidenti Thaçi dekoroi ish-ministrin Lloyd Axworthy, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Presidenti Thaçi dekoroi ish-ministrin Lloyd Axworthy, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, i cili ishte ministër gjatë periudhës ??1996-2000.

Presidenti Thaçi dekoroi ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”Presidenti Thaçi dekoroi ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Me këtë rast, i pari i vendit tha se “Kanada ka përkrahur Kosovën në një periudhë të rëndë të saj, por edhe në ndërtimin e shtetit. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme”, pohoi presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Presidenti Thaçi e informoi ish-ministrin Axworthy, për të arriturat e përgjithshme në vend.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë si dhe kultivimin e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë.

Duke e falënderuar presidentin Thaçi, ish-ministri Axworthy ndër tjera tha se ndjehet i kënaqur për arritjet e Kosovës në fusha të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.