DYLON

Presidenti Thaçi dekoroi Emrush Hazirin me medaljen “Heroi i Kosovës”

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ndarë dekoratën “Hero i Kosovës”, pas vdekjes, Emrush Et’hem Hazirit për sakrificë dhe trimëri për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Duke ua dorëzuar dekoratën familjarëve të Emrush Hazirit, presidenti Thaçi u shpreh se “është kënaqësi për mua që të kem mundësinë të ndaj këtë dekoratë për bacën Emrush” dhe kujtoi se “nuk bën të harrohet se sa e vështirë ka qenë të veprohet në kohën kur kanë vepruar Emrushi dhe të tjerët”.

Presidenti Thaçi shtoi se fuqia e vërtetë e Emrushit ka qenë aftësia e tij për t’i bërë bashkë të gjithë. “Pa marrë parasysh dallimet në mendimet politike që kishim, baca Emrush na e kujtonte që të gjithë kemi një qëllim”. Duke pranuar dekoratën, bashkëshortja Taibe Haziri u shpreh se “jemi krenarë për angazhimin e Emrushit”.

EkoHigjiena


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.