DYLON

Presidenti Steinmeier e uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë

Presidenti Steinmeier e uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në telegramin e tij, presidenti Steinmeier ka rikujtuar vitin 2008, kur ndodhej në pozitën e ministrit të Jashtëm gjerman dhe kur bashkë me homologë të tjerë nga ShBA-të dhe Evropa u deklaruan pro njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ndaj është kënaqësi e veçantë të mund t’ju uroj në përvjetorin e katërmbëdhjetë të pavarësisë së vendit tuaj. Vendet tona janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin në pikëpamje politike, ekonomike dhe kulturore. Veçanërisht afër na sjellin kontaktet e shumta personale, para së gjithash ato të diasporës kosovare në Gjermani”, thuhet në telegramin e presidentit Steinmeier.

Më tej, në telegram, presidenti Steinmeier e përmendë edhe vizitën e Presidentes Osmani na Gjermani në shtator të vitit 2021.

“Gjatë vizitës suaj shtatorin e shkuar në Berlin ne patëm mundësi të thelloheshim në aspekte të shumta të marrëdhënieve tona dypalëshe. Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian. Në këtë kontekst një rëndësi të madhe merr realizimi me vendosmëri i agjendës së rëndësishme të reformave të qeverisë suaj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky do të jetë një faktor qendror në krijimin e perspektivave për të rinjtë në Kosovë, forcimin e ekonomisë, investimet e reja si dhe hapjen e vendeve të punës”, thuhet ndër të tjerë në telegramin e presidentit Steinmeier. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.