DYLON

Presidenti, pinë kafe me gjilanas

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, i cili po e pret ditën që këtë detyrë ta marr edhe zyrtarisht, megjithatë nuk po e humb kohën ndërmjet, dhe po del nëpër qytete të Kosovës, për të bashkëbiseduar me qytetarë, e besa me disa prej tyre edhe për ta pirë nga një kafe. Ai sot ka qëndruar edhe në Gjilan.
Përveç bashkëpunëtorëve të tij nga qendra, Thaçi shoqërohej edhe nga kreu i PDK-së së Gjilanit Zenun Pajaziti dhe të tjerë, me këtë rast ata kanë takuar qytetarë të rastit, e me ta, Thaçi ka bashkëbiseduar shkurt, për t’u ul pastaj me disa prej tyre në kafe për të bashkëbiseduar edhe më gjatë. Qytetarët shfrytëzuan rastin të bëjnë foto me të, në ndërkohë që Thaçi ka vlerësuar lartë mbështetjen dhe besimin që ka marrë nga gjilanasit.

Thaçi ka bërë të ditur se fillimesh ishte në familjet e heronjve të kombit Rexhep Malës e Nuhi Berishës, sepse gjaku i derdhur i dëshmorëve ishte mesazh i bashkimit, i luftës për çlirim, i lirisë, i pavarësisë i prosperimit të vnedit… Ai e ka vlerësuar Gjilanin, me heronjtë si Mala e Berisha e të tjerë, si vatër të rezistencës, për liri, pavarësi.., ndërsa tani gjilanasit i vlerësoi si njerëz të mençur e punëtorë, duke vlerësuar edhe diasporën që e ka kjo komunë, për të premtuar se tani e tutje do të jetë edhe më shpesh në Gjilan, afër qytetarëve gjilanas, afër nevojave të tyre. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.