DYLON

Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari e harrojnë heroin Agim Ramadani

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Javën qe lamë pas ishte datëlindja e Heroit Agim Ramadani, ku u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”, por për çudi askush nga klasa politike qendrore nuk ishte në këtë manifestim, nuk munden të gjenin kohë as Presidenti i sapozgjedhur, as Kryeministri e as Kryeparlamentari. Pothuajse njëjtë ndodhi edhe me Akademinë Përkujtimore që u mbajt në Prishtinë ku i pranishëm ishte vetëm Ministri i Forcës së Sigurisë dhe disa bashkëluftëtarë të Zonës Operative të Dukagjinit, Brigada 138, por në këtë Akademi Përkujtimore nuk ishte asnjë politikan si përfaqësim nga vendi që e rriti heroin.

Ndërsa, të gjithë këta të lartpërmendur vijnë kur të mbahen zgjedhjet atëherë kur duhet të marrin vota, po pra në atë kohë të gjithë e kujtojnë Agimin. Siç duket figura e heroit i anës së Anamoravës po zbehet pasi që klasa politike po e harron se kush ishte i pari që e nisi krismën për tu thyer kufirin shqiptaro shqiptar.

EkoHigjiena

E sot “ata” kur të zgjohen nga gjumi, nisen për Gërmi, për të pirë kafen e mëngjesit me tri vetura zyrtare me sirena të lëshuara, ndërsa komandantin e harruan dhe nuk gjetën kohë për ta përkujtuar. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.