DYLON

Presidenti Ilir Meta dekoron mësuesin dhe kryengritësin nga Gjilani, Mustafë Koka, me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”

Presidenti Ilir Meta dekoron mësuesin dhe kryengritësin nga Gjilani, Mustafë Koka, me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pranuar inicimin e Lutfi Hazirit për ta dekoruar patriotin, mësuesin dhe kryengritësin e madh për lirinë e shqiptarëve, Mustafë Koka (post mortum), me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”.

Dekoratën e sollën të shtunën në Gjilan dy këshilltarët e presidentit Meta, Famur Gashi dhe Tedi Blushi, të cilët bashkë më kryetarin Lutfi Haziri, ia dorëzuan familjes së Mustafw Kokws.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka falënderuar presidentin shqiptar që e pranoi propozimin e tij, për ta dekoruar këtë figurë të madhe të shqiptarëve.

“Në këtë ditë të veçantë, presidenti i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij z. Ilir Meta, e pranoi propozimin tim për ta dekoruar patriotin, mësuesin dhe kryengritësin e madh, Mustafë Koka (post mortum), me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”, i cili u vra në pabesi, në Prizren, 70 vite më parë. Falënderoj presidentin Meta që me këtë dekoratë ka nderuar, jo vetëm Gjilanin, por shqiptarët kudo. Falënderoj edhe dy këshilltarët e Presidentit, Flamur Gashi dhe Tedi Blushi, të cilët kanë ardhur enkas nga Tirana për t’ia përcjell këtë dekoratë familjes. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Mustafë Kokës!”, ka thënë kryetari Haziri.

Këshilltari për çështje të rajonit i Presidentit Meta, ambasador Flamur Gashi, ka përcjell urimet më të ngrohta të presidentit Meta për familjen e Mustafë Kokës dhe të gjithë atyre që e kanë dhënë jetën për Shqipëri e shqiptari.

“Presidenti Meta gjatë gjithë mandatit ka qenë i vëmendshëm që çdo propozim që ka ardhur për figura të shquara të kombit, të vlerësohet ashtu si duhet. Figurat e tilla si Mustafë Koka i bëjnë nder jo vetëm Gjilanit e Kosovës, por mbarë kombit tonë”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, dekretin e presidentit të Shqipërisë e ka lexuar këshilltari i tij, Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës i jep Mustafë Kokës pas vdekjes titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”, në vlerësim të veprimtarinë e tij të spikatur atdhetare, luftëtar i devotshëm i kauzës kombëtare, mësues i dëshmuar dhe mbrojtës i identitetit kombëtar shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore”, shkruhet në dekretin e Presidentit Meta.

Në emër të familjes së Mustafë Kokës ka fokur Ismet Azizi, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për inicimin dhe presidentin shqiptar që e dekoroi kryengritësin e madh, duke thënë se këtë dekoratë e kanë pritur prej kohësh.​ /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.