DYLON

Presidenti iFFK-së takoi krerët e FF të Anglisë dhe të Turqisë

Presidenti iFFK-së takoi krerët e FF të Anglisë dhe të Turqisë
Avatar photo Redaksia

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi po qëndron në Doha të Katarit për punimet e Kongresit të FIFA-s. Gjatë ditës së sotme, ai, ka zhvilluar takime të ndara me presidenten e Federatës së Futbollit të Anglisë, Debbie Hewitt dhe presidentin e Federatës turke, Nihat Özdemir.

Në takimin me znj. Hewitt, kreu i FFK-së fillimisht ia shprehu urimet e tij dhe të komunitetit të futbollit në Kosovë për zgjedhjen e saj në krye të Federatës angleze, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi.

EkoHigjiena

Presidenti Ademi e njoftoi znj. Hewitt për  futbollin në Kosovë, por edhe për grumbullimet që FFK organizon në Angli në kuadër të zbulimit të talenteve me origjinë nga Kosova. Po ashtu u diskutua edhe për bashkëpunim tek kategoritë e reja, tek futbolli i femrave dhe për përkrahje me shërbime teknike, por edhe për mundësitë e ndeshjeve miqësore ndërmjet dy vendeve. 

Ndërkaq, në takim me presidentin e FF të Turqisë, z. Özdemir u diskutua për realizimin e projekteve të përbashkëta të parapara në memorandumin e nënshkruar vitin e kaluar si dhe për thellimin e mëtejmë të partneritetit, njofton FFK /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.