DYLON

Presidenti Ibrahim Rugova rrokullisi historinë!

Avatar photo Redaksia

Aferdita Morina-Biffar

Xhorxh Bush e kujtoi udhëheqsin shqiptar duke thënë se, “Shtetet e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova, humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e të gjithë botës për qëndrimet e tija kundër dhunës.”

EkoHigjiena

Presidenti tjetër amerikan, demokrati Bill Klinton, i cili kishte takuar shpesh ish-udhëheqsin e Kosovës, ka thënë se ”nuk kishte avokat më të mirë që të shpjegonte më mirë hallet e kombit shqiptar dhe të drejtat e tija”, se sa Presidenti Ibrahim Rugova.

Toni Bler, duke kujtuar takimin e tij me Presidentin Rugova në fund të vititit 1998, tha se Presidenti Rugova “ishte i qetë, një njeri shumë modest….Ai më tha të vërtetën për Kosovën. Për vuajtjet e popullit të vet, për nevojën që bota të dëgjonte (për fatin e shqiptarëve të Kosovës) si dhe për obligimin e botës për të ndërhyrë. Ai nuk bërtiste dhe nuk u përpoq të më bindë me sllogane ose me gjeste ekstravagante. Ai foli me një zë të ulët por me sinqeritetin më të madh… duke më kërkuar ndihmë për popullin e vet….Unë i thashë Britania e Madhe do të ndihmojë. Unë ia dhashë atij ‘’Besën’’, dhe besën ia mbajta’’ tha Zoti Bler.

“Është e vërtetë që e kam kritikuar Rugovën. Ju tani mund të mendoni se, unë do të them se kisha të drejtë me kritiken që i bëra Rugovës. Jo, koha e dëshmoi se, e drejta ishte në anën e Ibrahim Rugovës. Unë e kisha kritikuar, kisha qenë i ashpër me të, ai më fali në takimin që kishim në shtëpinë e tij menjëherë pas luftës, ishte meritë e tij. Ai vdiq në paqe, ne u pajtuam, ishim miq”, kështu ka thënë Kadare në Këln.

Rugova ashte nji njeri i rralle, nji ne cdo njiqind vjet, dhe sot ai ashte shpirti i Kosoves.” shprehet prof. Musa Jupolli, i Universitetit te Parisit.

”Trashëgimia e Rugoves nuk është privilegj, është përgjegjësi… Trashëgimia e Rugoves nuk ka të bëjë me inate,me provincializma, me tarafe me klane, me interesa të ngushta e meskine,…Trashëgimia e Rugoves është pajtimi në kundershti,… është respekti për njëri -tjetrin, sidomos për kontributin në dobi të Kosovës” Enver Bytyqi (autori i librit „ Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves“)

Njeriu i suksesshëm nuk është vetjak. Dëshira e tij më e madhe është t’i shërbejë njerëzimit. E pra, i tille ishte Presidenti Ibrahim Rugova. Ai kurrë nuk humbi por gjithmonë fitoi ! Babai i Kosovës modern !

*Anëtare e kryesisë së degës së LDK-së Prizren

http://botasot.info/opinione/361932/presidenti-ibrahim-rugova-rrokullisi-historine/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.