DYLON

Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovci merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri,  Arsim Vranovci merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, avokati Arsim Vranovci merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Në një moment kur hapja e dyerve për bashkëpunim ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, në vazhdën e takimeve të shumta përgjatë vizitës në Austri, Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Avokati Arsim Vranovci, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

EkoHigjiena

Forumi Ekonomik i Vjenës, ngjarje e rëndësishme e zhvilluar çdo vit, ka mbledhur liderë, profesionistë dhe ekspertë më të spikatur nga e gjithë bota, ku këtë vit tema kryesore e konferencës ishte “Vazhdimi i ndërtimit të urave ekonomike gjatë kohëve të vështira”.

Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Arsim Vranovci, përmes pjesëmarrjes, ka bërë të ditur se Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri është e gatshme të luajë një rol aktiv në promovimin e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe ka bërë të qartë se miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të rritet dhe të forcohet në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.