DYLON

Presidenti i Kosovës dekoron Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë me medaljen “Urdhri i Lirisë”

Presidenti i Kosovës dekoron Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë me medaljen “Urdhri i Lirisë”
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Presidenti Thaçi ka thënë se e vlerëson lart rolin dhe kontributin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi në të gjitha legjislaturat e mëhershme të Parlamentit të Shqipërisë, si dhe angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për kontributin tuaj personal, unifikues dhe bashkues për gjithë spektrin politik në Shqipëri, në mbështetje të përpjekjeve të jashtëzakonshme në kohën e luftës, por edhe në përpjekjet e tranzicionit demokratik në Kosovë, të shpalljes së pavarësisë dhe gjithashtu edhe tash e di se Kosovën e keni një nga prioritetet kryesore kudo që shkoni si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ua ndaj medaljen Urdhri i Lirisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, theksoi se kjo është dekorata e parë që merr dhe është me veçantë për të, sepse ia ndan Presidenti i Kosovës.

“Këtë vlerësim që ju bëni, e bëni për të gjithë spektrin politik shqiptar, pasi kanë qenë të gjithë deputetët shqiptarë, të gjitha partitë politike shqiptare, në fund të fundit kanë qenë të gjithë shqiptarët, që ëndrra e madhe e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës të bëhet realitet”, ka thënë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Presidenti Thaçi dhe kreu i legjislativit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kanë folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe koordinimin e ndërsjellë për përfaqësim sa më të mirë të shqiptarëve në botë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.