DYLON

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi mirëpret sportisten e boulingut Kaula Haziri, fituese e medaljes së artë në Kroaci

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi mirëpret sportisten e boulingut Kaula Haziri, fituese e medaljes së artë në Kroaci
Avatar photo Redaksia

Ismet Krasniqi, President i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK)  priti në takim sportisten e bowlingut Kaula Haziri, e cila së bashku me trajnerin e saj mori pjesë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut.

Me këtë rast, Krasniqi e përgëzoi Hazirin për suksesin e madh të arritur në Kroaci, ku ajo u shpall kampione në Mastersin e Kampionatit Mesdhetar të Boulingut, duke fituar medaljen e artë, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Kaula Haziri u dallua në një garë me 30 pjesëmarrëse, ku u kualifikua në fazën Masters së bashku me shtatë garuese të tjera dhe në ndeshjet me eliminim regjistroi tri fitore të rëndësishme drejt titullit.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi vlerësoi përkushtimin e saj dhe angazhimin që çuan drejt këtij suksesi ndërkombëtar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.