Gjilani u mposht nga rivali lokal, Drita 2:0, në kuadër të javës së 17-të në Superligë. Rëndësia e kësaj sfide ishte shumë e madhe pasi që të dyja ekipet në këtë edicion po luftojnë për titullin kampion.
Presidenti i Gjilanit, Florim Zuka, ka folur për takimin në fjalë
“Ky ka qenë derbi më i mirë në 20 vitet e fundit. Referimi ka qenë perfekt, loja ka qenë shumë e mirë me atmosferë fantastike në tribuna. Fati nuk ka qenë në anën tonë dhe fitoi Drita”, ka deklaruar Florim Zuka për Zëri.info.
Gjilani pas këtij takimi mbetet pesë pikë prapa Ballkanit në luftë për titullin kampion. Krahas humbjes në derbi, Gjilani është eliminuar edhe nga garat e DigitAlb Kupës.