DYLON

Presidenti i FFK-së zhvillon takime me personalitete të njohura të futbollit botëror e drejtues të federatave kombëtare

Presidenti i FFK-së zhvillon takime me personalitete të njohura të futbollit botëror e drejtues të federatave kombëtare
Avatar photo Redaksia

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, po merr pjesë në aktivitetet e organizuara nga FIFA në prag të finales së Kupës së Botës 2026 ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës, me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

“Gjatë këtyre aktiviteteve, presidenti Ademi ka zhvilluar takime me personalitete të njohura të futbollit botëror e drejtues të federatave kombëtare. Në kuadër të ceremonisë së organizuar në Trump Tower, ai është përshëndetur edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump”, njofton FFK.

EkoHigjiena

Pjesëmarrja e presidentit Ademi në këto ngjarje të rëndësishme konfirmon edhe një herë pozitën gjithnjë e më të konsoliduar të Federatës së Futbollit të Kosovës në familjen e futbollit ndërkombëtar.

Ndërkohë, FIFA vazhdon të dëshmojë respektin dhe vlerësimin e saj për futbollin e Kosovës, ku ka publikuar edhe fotografi të presidentit Agim Ademi, në platformat zyrtare të saj. Kjo është një tjetër tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe i vëmendjes që institucioni më i lartë i futbollit botëror i kushton Kosovës.

“Ky vlerësim është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm, angazhimit institucional dhe punës së përbashkët për zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Mbështetja e vazhdueshme e FIFA-s për projektet zhvillimore, përparimin institucional dhe integrimin e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare dëshmon besimin që ky institucion ka ndaj punës së Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit të FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.