DYLON

Presidenti i FFK-së vlerëson lartë gjyqtaren Florentina Kallaba

Presidenti i FFK-së vlerëson lartë gjyqtaren Florentina Kallaba
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi në profilin e tij, e ka vlerësuar lartë dhe ka bërë me dije se e ka mirëpritur gjyqtaren Florentina Kallaba, e cila ishte pjesë e ekipit të gjyqtareve në finalen e parë historike të Kupës së Botës në futsall, të mbajtur në Filipine.

Ademi ka thënë se pjesëmarrja e saj në një ngjarje të këtij niveli, përkrah emrave të spikatur ndërkombëtar, është dëshmi e qartë e profesionalizmit, punës dhe përkushtimit që gjyqtaret dhe gjyqtarët tanë po e tregojnë për vite me radhë. Është po ashtu një vlerësim domethënës që FIFA i bën FFK-së dhe sektorit të gjyqtarëve kosovar.

EkoHigjiena

“Florentinën e përgëzova për nderin që i ka bërë Kosovës dhe për kontributin e saj të vazhdueshëm në ngritjen e standardit të ndarjes së drejtësisë në futsall. Ajo është shembull frymëzues për të gjitha vajzat dhe djemtë që aspirojnë të zhvillohen në këtë profesion fisnik”, ka thënë Ademi.

Ja postimi i tij i potë

Sot pata kënaqësinë të pres në takim gjyqtaren Florentina Kallaba, e cila ishte pjesë e ekipit të gjyqtareve në finalen e parë historike të Kupës së Botës në futsall, të mbajtur në Filipine.

Ky ishte edicioni i parë i Kupës së Botës, duke shënuar një kapitull të ri për futsallin botëror. Finalja ndërmjet Brazilit dhe Portugalisë, e zhvilluar para mbi 5 mijë shikuesve në “PhilSports Arena” në Manila, u drejtua nga një ekip gjyqtarësh nga katër kontinente dhe në mesin e tyre, me shumë dinjitet, ishte edhe gjyqtarja jonë, Florentina Kallaba.

Pjesëmarrja e saj në një ngjarje të këtij niveli, përkrah emrave të spikatur ndërkombëtar, është dëshmi e qartë e profesionalizmit, punës dhe përkushtimit që gjyqtaret dhe gjyqtarët tanë po e tregojnë për vite me radhë. Është po ashtu një vlerësim domethënës që FIFA i bën FFK-së dhe sektorit të gjyqtarëve kosovar.

Florentinën e përgëzova për nderin që i ka bërë Kosovës dhe për kontributin e saj të vazhdueshëm në ngritjen e standardit të ndarjes së drejtësisë në futsall. Ajo është shembull frymëzues për të gjitha vajzat dhe djemtë që aspirojnë të zhvillohen në këtë profesion fisnik.

Kosova po vazhdon të jetë e pranishme dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare dhe këtë po arrijmë së bashku falë njerëzve të përkushtuar si Florentina Kallaba. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.