DYLON

Presidenti i FFK-së viziton klubin Drita që po qëndron në Antalya në fazën përgatitore

Presidenti i FFK-së viziton klubin Drita që po qëndron në Antalya në fazën përgatitore
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e vizitave të presidentit të FFK-së, Agim Ademit, që po iu bën klubeve të cilat momentalisht gjenden në Antalya të Turqisë, në fazën përgatitore, sot ai ishte për vizitë edhe te klubi FC Drita.

“I shoqëruar nga dy nënkryetarët, Agim Dibrani dhe Bakir Burri si dhe kryetari i LRF-ve, Ismajl Ajeti, presidenti Ademi u njoftua për ecurinë e ekipit në këtë fazë përgatitore dhe për punën në përgjithësi që po bëhet në ekipin bardhë e kaltër”, thuhet në njofitmin e FC Drita.

EkoHigjiena

Drejtori sportiv i FC Drita, Valon Zymberi në emër të klubit e falënderoi presidentin Ademi dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.