Flamur Vala, ish-futbollist i ekipit të Gjakovës, e më vonë edhe trajner i “KF Gjakova” dhe “KF Vëllaznimi”, u nda nga jeta.
Për këtë rast, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Vala.
Ky është mesazhi i plotë i tij:
Prishtinë, 22 gusht, 2019
E nderuara familje e Flamur Valës!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Flamur Valës, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella për humbjen e më të dashurit tuaj.
Kontributi i Flamurit për futbollin ishte i madh dhe i vlerësuar nga të gjithë. Ai u shqua si portier e më pas edhe si trajner në KF “Gjakova” dhe KF “Vëllaznimi”, ku la gjurmë të pashlyeshme. Flamuri ishte punëtor i madh sportiv, mik i jashtëzakonshëm e i respektueshëm dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.
Në këto momente të vështira për ju, të gjithë jemi afër që ta përballoni dhimbjen për më të dashurin tuaj.
U prehtë në paqe shpirti i tij!
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së