DYLON

Presidenti i FFK-së mirëpret drejtuesit e klubeve të promovuara në kategori më të larta

Presidenti i FFK-së mirëpret drejtuesit e klubeve të promovuara në kategori më të larta
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur drejtuesit e klubeve që siguruan promovimin në një kategori më lart në garat e organizuara nga FFK-ja, duke i përgëzuar për suksesin e arritur dhe punën e bërë ndër vite.

Ademi vlerësoi se promovimi i këtyre klubeve është rezultat i përkushtimit, organizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si nga drejtuesit ashtu edhe nga stafet e tyre.

EkoHigjiena

“Ky promovim është rezultat i një pune të gjatë, i përkushtimit të vazhdueshëm dhe i besimit në projektet sportive që secili klub ka ndërtuar ndër vite. Këto suksese dëshmojnë qartë se puna, organizimi dhe vizioni i mirëfilltë sportiv gjithmonë shpërblehen me arritje të merituara,” ka deklaruar Ademi.

Në Superligë janë promovuar FC Vushtrria dhe FC Feronikeli 74, ndërsa në Ligën e Parë promovimin e siguruan FC Mitrovica dhe FC Lepenci. Në Ligën e Dytë do të garojnë FC Dardana 10 dhe FC Istogu 03.

Ndërkohë, në Superligën e Futsallit janë ngjitur FC Policia dhe FC Rahoveci, derisa në Superligën e Vajzave është promovuar FC 2 Korriku.

Presidenti i FFK-së u ka uruar klubeve të promovuara suksese në kategoritë e reja, duke shprehur besimin se ato do të vazhdojnë të forcojnë organizimin profesional, të kontribuojnë në zhvillimin e kampionateve cilësore dhe të japin një rol të rëndësishëm në avancimin e futbollit dhe futsallit në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.