DYLON

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri takon ish-presidentin kroat, Stipe Mesiç

Stipe Mesiç
Avatar photo Redaksia

Presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë, nënkryetarin e FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, takoi ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.

Duke e falënderuar për këtë vizitë presidenti Vokrri e njohu z. Mesiç për fillet e pavarësimit të futbollit të Kosovës që nga viti 1991, si dhe rrugëtimin plotë sakrifica deri në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.

Tutje z. Vokrri foli edhe për ligat e Kosovës, ekipet përfaqësuese si dhe për strukturën organizative të FFK-së. Gjatë takimit shumë të përzemërt presidenti Vokrri dhe ish-presidenti i Kroacisë z. Mesiç evokuan kujtime nga e kaluara.

EkoHigjiena

Pas takimit, para mediave z. Mesiç u shpreh: ”Jam i lumtur që takova sot presidentin e FFK-së, z. Fadil Vokrri, i cili me njohu me të gjitha zhvillimet e futbollit të Kosovës. Ju keni luajtur nëpër fusha të improvizuara por vullneti i juaj ka bërë që ju sot të keni edhe ekipe përfaqësuese dhe të gjitha të tjerat që i kanë edhe shtetet tjera. Me z. Vokrri jemi takuar edhe dikur në Beograd, unë në një funksion tjetër e ai në një funksion tjetër. Por gjithmonë ishte kënaqësi”.

Ndërkaq, presidenti Vokrri tha:” Falënderoj z. Mesiç për këtë vizitë. Federata e Futbollit e Kroacisë na ka ndihmuar shumë në pranimin tonë në institucionet ndërkombëtare. Sikur që edhe shteti i Kroacisë e ka ndihmuar shumë Kosovën. FFK-ja dhe federata kroate e futbollit kanë marrëdhënie të mira dhe këto vazhdojnë të kultivohen dhe të thellohen gjithnjë e më shumë”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.