DYLON

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni 
Avatar photo Redaksia

Presidenti Agim Ademi është pritur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorë. Temë qendrore e këtij takimi ishte prezantimi i projektit të stadiumit të Gjilanit, për të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit për ta shndërruar në stadium të kategorisë së 4 të UEFA-s.

Në këtë projekt do të investohen edhe 15 milionë euro. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për investimet e federatës bashkërisht me komunën në regjionin e Gjilanit si dhe riorganizimin e këtij regjioni.

EkoHigjiena

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe stadiumi i Kikës, punimet e të cilit do të përmbyllen së shpejti, si dhe për klubin dhe shkollën e futbollit të Dobërçanit.

Ademi e Hyseni u dakorduan që në ditët e ardhshme ta nënshkruajnë një memorandum, ku drejtuesit e komunës u treguan të gatshëm që të ofrojnë parcelën dhe infrastrukturën bazike për federatën në mënyrë që bashkërisht të ndërtohen sa më shumë objekte sportive.

Kreu i FFK-së e falënderoi kryetarin Hyseni për gatishmërinë e bashkëpunimit si dhe e përgëzoj atë për projektin e një stadiumi shumë të bukur, të cilin e quajti si perlë të qytetit.

Ademi theksoi se një stadium i tillë i ka munguar derbit të madh të Anamoravës dhe njëherësh derbit më të madh të futbollit kosovar, por edhe në rajon.

I pari i shtëpisë së futbollit kosovar uroi që projekti i stadiumit të qytetit në Gjilan të përfundojë sa më shpejtë dhe kësisoj t’i rikthehet nami dhe tradita e derbit, duke e mbushur stadiumin përplot me tifozët e të dyja skuadrave ‘Skifterat” dhe “Intelektualët”, spektakël i cili ka vite që po i mungon këtij qyteti.

Ademi premtoi që FFK do të ndihmojë dhe do të investojë në komunitetin e futbollit në këtë regjion, i cili do të riorganizohet shumë shpejt. Gjatë këtij takimi presidenti Ademi ishte i shoqëruar nga legjenda e futbollit gjilanas, Muharrem Sahiti dhe administratori i LRF të Gjilanit, Armend Misini.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.